Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak tha se vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut  do të jetë hap vendimtar për zgjerimin e ardhshëm të  Bashkimit Europian.

“Takimi në tetor do të dërgojë një sinjal të fuqishëm. Do të tregojmë se sa seriozë jemi. Vendimi do të ketë pasoja shumë serioze për zgjerimin e ardhshëm”-tha ai.

Kështu deklaroi Lajçak para mbledhjes joformale të ministrave të Punëve të Jashtme të BE dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Helsink dhe ku po diskutohet për situatën në rajon.

Mes temave me interes për vendin tonë është ajo për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE. Shqipëria pritet të marrë një përgjigje me 18 tetor, kur organet e BE do të mblidhen për të dhënë një përgjigje për ëndrrën europiane të vendit tonë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb