TIRANË- Ish-ministri i Financave dhe Rektori i Universitetit “Luarasi”, Arben Malaj ka analizuar sot në studion e “Opinion” në Neës24 situatën politike në vend, premisat që ka vendi për çeljen e negociatave, zgjedhjet si dhe situatën në rajon dhe më gjerë.

Malaj theksoi se zgjedhjet mbeten thelbësore, ndërsa sa i përket çeljes së negociatave për integrimin në BE, ai deklaroi se të gjithë faktorët duhet ta shohin si sfidë kombëtare dhe jo vetëm si detyrë e maxhorancës apo qeverisë.

“Është e thënë qartë pavarësisht se pikat kyçe po realizohen. Zgjedhjet mbeten thelbësore. Çeljen e negociatave të gjithë faktorët duhet ta shohin si sfidë kombëtare. Nëse vazhdon ky rivalitet ne do të jemi në një situatë të vështirë që të mendojmë se menjëherë pas zgjedhjeve Shqipëria do të çelë negociatat. Procesi i integrimit është i vështirë. Do të jetë sfida jonë”, tha ai.

Për Malajn, Shqipëria e ka më të lehtë procesin e integrimit duke e krahasuar me Maqedoninë apo Turqinë, duke argumentuar se gjithçka varet nga performanca e vendit.
“Më shumë ne varemi nga performanca jonë se sa kushtëzimi i BE-së. Nuk jemi në kushtet që janë Turqia dhe Maqedonia”, tha Malaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: