Merkatoja verore në futboll është më e nxehtë se kurrë. Gjithë loja po luhet për Ronaldon në boshtin Manchester-Paris-Torino.

Pista më e mundshme është Manchester City që ka arritur marrëveshje personale me Ronaldon ndërsa i mbetet të bindë Juventusin që kërkon 25 milion euro.

‘The Citizens’ ofrojnë Sterlingun ose Gabriel Jesus , ndërsa Juventus duhet të largojë McKennie. Në fakt, largimi i Ronaldos i intereson Juventusit pasi do të shpëtonte nga një shpenzim prej 58 milion eurosh, ndërkohë që e hapur mbetet dera dhe për Mauro Icardin.

Nga ana tjetër PSG nuk po mbetet spectator, teksa agjenti i portugezit, Mendez ka udhëtuar për në Paris, por e gjitha varret vetëm nga Mbappe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb