TIRANË

Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare” Erl Murati i pranishëm në emisionin “Real Story” në News 24 u ndal te procesi i hapjes së negociatave dhe sfidat kryesore që ka sot Shqipëria në këtë drejtim.

Ai pohoi se fajin për një dështim të mundshëm për negociatat, nuk duhet ta kërkojmë vetëm tek vendet brenda unionit, por tek vetë Shqipëria. Sipas tij, sot ne kemi probleme të shumta me ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

Ai u ndal edhe tek emri i prokurorirt të Durrësit Arjan Ndoja, i cili është vënë në shënjestër nga kryeministri Rama dhe nga zv.kryeministri Erion Braçe. Sipas tyre, ky i fundit, dyshohet se ka lidhje dhe bashkëpunon me një bandë kriminale.

“Ne kemi probleme? Unë uroj që BE t’i hapë negociatat, por ne kemi probleme dhe duhet ti themi. Tani a ka probleme Shqipëria? E kritikojmë edhe Shqipërinë.Një nga kushtet e BE është lufta ndaj korrupsionit, ndërsa këtu doli zv. kryeministri të shtunën e kaluar në deklaratë për shtyp dhe e kritikon një prokuror në Durrës se ka lidhje me grupe kriminale. Nuk e kanë guximin të thonë se kush është ky grup kriminal”-tha Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: