KUKËS

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për negociatat nga qyteti i Kukësit. Ai i bëri apel qytetarëve shqiptarë të mos humbasin shpresat, ndërsai fton vendet skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut gjerman.

“Kam ardhur për 60-vjetorin e Radio ‘Kukësit’. Për negociatat nuk mund të flitet sot. Asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë të ketë reflektim. E kam thënë edhe më përpara: Ato vendet që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut të Gjermanisë.”-tha mes tjerash Meta.

Këshilli Evropian pritet të certifikojë zyrtarisht këtë të premte përpjekjet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian. Kreu i Shtetit, Ilir Meta pohon faktin se ende asgjë nuk ka përfunduar, ndaj duhet durim deri në fjalën e fundit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb