Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Teodora Gençovska,  në një komunikim për mediat ka folur për qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ajo ka theksuar se përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e RMV duhet të bëhet para fillimit të negociatave për anëtarësimin e RMV në BE.

“Përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë është kusht që vendi duhet të përmbushë para fillimit të negociatave për anëtarësim në BE”, tha më tej ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb