SHBA

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Atlantik në SHBA ka cekur dhe çështjet greko- shqiptare që lidhen dhe me integrimin europian të Shqipërisë.

Mitsotakis thotë se rruga europiane e Ballkanit Perëndimor është në favor të Greqisë por thekson se Shqipëria duhet të respektojë minoritetin grek. Këtë ia përmendi dhe Mitsotakis Ramës gjatë dy takimeve në 2019 në SHBA dhe Athinë.

‘Janë ende çështje që ne po përpiqemi t’i ndryshojmë. Në të njëjtën kohë kemi thënë se rruga europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në favorin tonë. E përkrahëm vendimin në Samitin e fundit lidhur me datën për hapjen e negociatave. Por Shqipërisë ia kemi bërë të qartë që aty duhet të respektohet minoriteti grek. “- u shpreh Mitsotakis.

Rtueram

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb