Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,  ka reaguar përmes një postimi në twitter për deklaratat e komisionerit të BE Johanes Hahn, i cili u shpreh sot se  Shqipëria ka bërë progres në implementimin e reformës në drejtësi.

“Shumë mirënjohës ndaj Parlamentit Evropian @davidmcallister @EduardKukan @tfajon @knufleckenstein por edhe eurodeputetëve të tjerë që mbështesin plotësisht rekomandimin e komisonit që negociatat për pranim të hapen, me njohjen e përpjekjeve të reformave të bëra, nga Shqipëria në qershor 2019.” Shkruan Balla në Twittwr.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me delegacionin shqiptar,  Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Klajda Gjosha dhe Vasilika Hysi po marrin pjese ne Takimin e Nivelit te Larte nen kryesimin e Kryetarit te Komitetit te Politikes se Jashtme David McAllister dhe Komisionerit Hahn.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb