Këtë të mërkurë në “Open” të gazetares Eni Vasili në News24, tema e diskutimit është ajo për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Gazetari Enton Abilekaj ka deklaruar se nuk mund të nisë një proces duke përjashtuar, teksa shton se negociatat mes Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Ballës janë një farsë e Edi Ramës.

Më tej deklaron se “kjo ndodhi për të përjashtuar, dhe u përjashtua LSI dhe grupi i Rithemelimi”, dhe nëse “merr pjesë në një proces përjashtues, shkon për të sabotuar”, tha ai.

“A duhet të kemi një opozitë të përfshirë në çështjen e presidentit, kjo është pyetja?!

Pse themi fasadën e Ramës, sepse po negociojnë me një njeri që ka prishur tre marrëveshje më parë me opozitën. Tani për çfarë shkojnë këta si cjapi te kasapi, u ka dhënë dikush garanci? Se në marrëveshjen e parë dhe të tretë kishin një garanci dhe as garancia nuk u mjaftoi, tani çfarë garancie kanë që emrat që do propozojnë do të merren seriozisht. Zgjidhja është që procedura kushtetuese është kjo, që fillojnë raundet, konferenca e kryetarëve cakton vetëm datat e raundeve dhe këtu e mbaron. Këtu kemi këtë pjesën e procesit politik. A duhet të marr pjesë opozita? Mirë është që po, por si të marr pjesë në një proces që fillon me përjashtim?!

Kjo ndodhi për të përjashtuar, dhe u përjashtua LSI dhe grupi i Rithemelimit. Nëse merr pjesë në një proces përjashtues, shkon për të sabotuar”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb