GREQI- Në pritje të krijimit të qeverisë së re greke, Kreu i Parlamentit Europian Martin Schulz ka paralajmëruar një vizitë në Athinë, ku do të takohet me liderin e SYRIZA-s, Aleksis Tsipras. Sipas raportimeve të mediave greke, takimi mes Schulz dhe Tsipras bëhet në lidhje me negociatat për krijimin e qeverisë së re, të kryesuar nga SYRIZA.

Gjatë këtij takimi dypalësh, Schulz do të njihet me qëndrimet konkrete të Tsipras. Ndërkohë analistët kanë pohuar se negociatat Athinë-BE, kanë nisur faktikisht.

Në vijim të urimeve për fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme, Tsipras ka marrë së fundmi edhe përshëndetjet e kryeministrit italian Matteo Renzi. Ky i fundit ka përgëzuar Tsipras për fitoren duke i pohuar se “Sfidat që ka përballë është e vështirë”. “Një kontinent i tërë ndjek zhvillimet në Greqi”, ka thënë kryeministri italian.

E në fat sot pritet që të krijohet qeveria ‘Tsipras’. Mësohet se disa nga ministritë ekzistuese do të suprimohen, ndërsa do të krijohen 4 ministri të reja dhe disa të tjera do të riemërtohen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb