TIRANE- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE në samitin e Luksemburgut pasditen e sotme, të cilët vendosën shtyrjen e hapjes së negociatave pë Shqipërinë në qershor 2019.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ministri Bushati u shpreh falenderime vendeve anëtare të Bashkimit Europian për mbështetjen.

“Një ditë e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoni! Sigurisht edhe për të ardhmen e BE gjithashtu! Falënderime për të gjithë vendet anëtare të BE dhe Komisionit Europiane për mbështetjen”, shkruan ministri Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb