Transferimi i Antoine Griezman në “Cam Nou” mund t’i kushtojë shtrenjtë Barcelonës. Kjo jo për shkak të kërkesave të Atletico-s pasi kampionët e Spanjës i kanë gati 100 mln euro, por për faktin se FIFA ka nisur një hetim për katalanasit.

Shkaku është momenti kur kanë nisur tratativat mes palëve, në tetor të vitit të kaluar, periudhë e cila korrespondon me dënimin e Atletico-s nga FIFA për të mos kryer merkato.

Rregullat e FIFA-s nuk lejojnë skuadrën e dënuar që të nisë bisedimet me ekipe të tjera deri para 6 muaj nga përfundimi i kontratës, por në këtë rast rregulli është shkelur, pas kontrata e Griezmann skadon në vitin 2022, raporton spanjollja “AS”.

Fakt është se sulmuesi francez dhe menaxheri i tij kanë nisur bisedimet me skuadrën e Barcelonës që në tetor të vitit të kaluar, kur Atletico ishte e pezulluar, ndaj dhe FIFA ka hapur një çështje në lidhje më këtë transferim.

Në rast se FIFA vendos të ndjekë të njëjtën linjë, mund të pezullojë për 4 sezone merkaton e Barcelonës (ashtu siç ka ndodhur edhe në vitin 2014), ndërsa sulmuesi francez rrezikon të mos luajë nga 4 deri në 6 muaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb