Analisti Preç Zogaj, në rubrikën “Opinion” në Neës24, ka akuzuar qeberinë se është fajtorja e humbjes së kohës, pasi hapja e negociatave mund të bëhej edhe më herët.

Sipas tij e gjitha është pasojë e faktit korrupsioni vijon të mbetet një problem shqetësues për Shqipërnë dhe

“Hapja e negociatave nuk është anëtarësim, gjithmonë ka pasur mendimin që Shqipërisë duhet ti hapen negociatat edhe kur nuk ka gjëra që nuk shkojnë, sepse është më e keqe të qenit jashtë nën regjimin e pseudo sovranizmit që predikohet majtas djathtas.

Nëse do ishin hapur më herët nuk do të ishte mëkat, Serbia e Mali i zi kanë vite.

Por qeveria jonë ka luajtur shumë me zjarrin me standardet për Shqipërinë ka vëmendje të shtuar për mozaikun që e përbën. Lupa për ne është e madhe jo si për Ukrainë apo Kroacinë.

Kemi humbur kohë sepse dikush mendoi të bënte bashkë edhe negociatat edhe mburrjet, edhe kanabizimin edhe shit-blerjen e votës. Të gjitha dukuri që minojnë themelet e demokracisë me flamurin e BE në dorë.

Ka vite që me flamurin e BE dhe SHBA janë bërë gjëra të tmerrshme. Kjo nuk jep rezultat sjell vetëm vonesë. sot është koha që njerëzit të gëzohen dhe qeveria të vijojnë punën se nuk ka vend për festë. thjeshtë jemi kualifikuar për provime edhe më të rënda.

Kapacitetet për të negociuar edhe mund ti gjejmë se ata që kanë ikur jashtë studiojnë në shkollat më të mira, nëse i kërkojmë i gjejmë. Tjetër të gjë është të negociojmë tjetër të përshtasim institucionet tona me të BE dhe tjetër të ekzekutojmë europianizmin. Ky është sekreti.

Këtu lëmë shumë për të dëshiruar, deputetët gjermanë folën gati siç folën kur na vunë kushtet dhe na lanë në pritje. kushtet janë ende në fuqi dhe kryekushti është lufta ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit. Sot në vend sundojnë më shumë bandat se ligji.

Jo vetëm bandat e narkotrafikut, por ata me lidhje me politikën, sundimi i ligjit është problem madhor , shoh që BE i ka dhënë rëndësi sistemit të drejtësisë në funksion të goditjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është në provë.

Instrumentet janë mekanizmat janë ngritur, mjeti është. në hapat e parë ka pasur probleme, selektivitet politik, ka arritje por edhe është përdorur ligji llastik. duhet të inkurajojmë SPAK e BKH.
Krimi është më i shpejtë se drejtësia,. edhe babëzia në nivelin e qeverisë qendrore dhe vendore. drejtësia ka normat e veta të shpejtësisë dhe nuk mund ti përgjigjet në kohë pritshmërive tona. Unë besoj që SPAK detyrën, histori.

SPAK po futet në hullinë që duhet dhe jemi në prag të ngjarjeve të rëndësishme, me SPAK kemi 3 ish zyrtarë të qeverisë që kanë rënë në pranga”, është shprehur ai.

Cilat janë pritshmëritë mbi procesin e integrimit dhe mbi kohëzgjatjen e tij?

Ajo që mund të themi me siguri është që kohëzgjatja varet nga Shqipëria, varet në sa serioz e kokëulur, modest të suksesshëm do të jemi ne.

Shqipëria nuk të mbush me shumë optimizëm sepse korrupsioni është shumë i përhapur dhe nuk ka marrë një sinjal të fortë frikësues, e shohim në mënyrë periodike dhe shohim që kushdo që ka mundësi të fitojë me tendera apo PPP nuk i thërret mendjes se mund të shkojë në SPAK, goditja mund të jetë e fortë edhe nga institucionet e kontrollit të vetingut të qeverisë.

Varet edhe nga publiku. njerëzit në Shqipëri kanë rënë në pozitat e ankesave. Ankohen për partitë por ata i kanë bërë ankohen për politikanët që i votojnë vetë.

Njerëzit duhet të jenë më të përgjegjshëm për rolin që kanë.

Hapja e negociatave është moment për një apel drejtuar brezit të ri të angazhohet, kemi të rinj të shkolluar me rezultate të mira dhe me qasje e formim tjetër, mendje më të hapura, është apel për angazhim për ta.
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të fitojmë kohën e humbur.

Duke qenë brenda nën regjimin e arritjeve europiane demokracia do të fitojë, edhe nëse nuk duan këta. Do kemi zgjedhje më të mira, më shumë shanse për të gjithë dhe më shumë zhvillim, duke nënkuptuar që të gjithë do të dalim nga turbulenca e luftës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb