Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos i ka dërguar një mesazh urimi Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me rastin e mbajtjes së konferencës së parë Ndërqeveritare sot në Bruksel mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Në mesazhin e saj të urimit Santos teksa i shpreh Urimet deputetëve të grupit të mazhorancës deklaron se “është koha për të vazhduar në këtë rrugë dhe me reformat shumë të suksesshme të ndërmarra nga vendi juaj”.

Mesazhi i plotë i Isabel Santos
Të nderuar Deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Urime për takimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe për ecjen përpara në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Është koha për të vazhduar në këtë rrugë dhe me reformat shumë të suksesshme të ndërmarra nga vendi juaj.

Jam e sigurt se Shqipëria do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë dhe do të vazhdojë të ecë përpara me shumë entuziazëm drejt integrimit evropian.

Më lejoni të përcjell urimet e mia më të përzemërta dhe t’ju uroj shumë sukses për rrugën e anëtarësimit që do të vazhdojmë t’a përshkruajmë së bashku.
Juaja sinqerisht,
Isabel Santos

Whatsapp Image 2022 07 19 At 9.35.23 Pm (1)
Whatsapp Image 2022 07 19 At 9.35.23 Pm (1)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb