Në një shkrim të publikuar në faqen e KAS, Tobias Rüttershoff shkruan në lidhje me procesin e integrimit në BE të Shqipërisë. Në një analizë të gjatë ai evidenton gjithë rrugëtimin të katër viteve të fundit të Shqipërisë. Duke nënvizuar se procesi i integrimit është i rëndësisë kombëtare dhe strategjike për Shqipërinë por edhe për BE-në, veçanërisht Gjermaninë, Rüttershoff nënvizon edhe një fakt interesant. Dyshimet e mëdha që Bashkimi Europian ka pasur ndaj Komisionit Europian dhe raporteve që Delegacioni i BE-së ka dërguar në Bruksel.

“Qëndrimi i qeverisë Shqiptare në raport me kushtet e vendosura nga BE përpara konferencës ndërqeveritare është parë me skpeticizëm nga shefi i kAS (organizatë e lidhur me CDU/CSU). Sipas shefit të saj në Shqipëri “… bën përshtypje fakti që qeveria shqiptare teksa shprehej rreth vendimit të marrë pothuajse heshti plotësisht për kushtet e vëna, edhe pse formulimi dhe shtimi i tyre tregojnë se gjendja në muajt e vitet e fundit është bërë edhe më e vështirë se më parë.”

Sipas tij rolin e munguar të qeverisë Shqiptare duhet ta marrë shefi i opozitës shqiptare Basha: “opozitës shqiptare i takon të luajë një rol të rëndësishëm kontrollues. Kryetari i opozitës Lulzim Basha theksoi se duhet të ruhemi nga optimizmi i tepruar:

“Politikanët dinë ta shesin sapunin për djathë. Këtu u brohorit për fitore edhe atëherë kur nuk u çelën bisedimet. Nuk mund të luhet më. Duhet të ndryshojmë sjelljen, ndryshe nuk hyjmë dot në Europë” shkruan kreu i KAS në analizën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: