TIRANE

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, komisioneri për zgjerimin në BE Olivér Várhelyi, iu përgjigj interesit të gazetarëve, lidhur me procesit e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Është shumë e rëndësishme që mv dhe Shqipëria të vijojnë me reformat në mënyrë që të kemi një marrëveshje përpara Zagrebit para negociatave.” u shpreh ai ndërsa theksoi se ka ndërmarrë një sërë takimesh me përfaqësues të shteteve anëtarë të cilat shprehën shqetësime në samiti i tetorit.

“Ndoshta ju keni parë që kam qenë në Paris, kam patur takime edhe me përfaqësuesit holandezë, dy shtete që kanë shprehur shqetësime. I kemi diskutuar këto shqetësime, nderkohë unë po bisedoj më të dyja këto shtete që u ndikuan nga samiti i tetorit. Po përpiqem të shoh ecurinë e përparimin që është arritur tashmë, dhe se e cfarë do të mund të arrihet. Jam shpresë plotë që me metodologjinë e re, me qasjen e re, që do të ribalancojë negociatat për anëtarësim, dhe po ashtu me përparimin në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, do të mund të ndryshojmë klimën politike. Pra, jam shumë shpresë plotë, po punojmë fort me vendosmëri që kjo gjë të ndodhë.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama, përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se vendimi nuk varet plotësisht nga dy vendet nga metodologjia e BE për zgjerimin. Rama tha se cilido qoftë vendimi Shqipëria do vijojë të bëjë të njëjtën gjë, të ecë sa më shpejt me sa më shumë rezultate në ndërtimin e Shqipërisë europiane.

“Përsëris atë që nuk do lodhem së përsërituri, ajo që ne na takon është të bëjmë gjithçka që ne kemi në dorë e të garantojmë ecurinë e reformave pasi të gjitha ato që kërkohen nga BE, ne nuk i bëjmë për BE po për të ardhmen e vendin tonë, për fëmijët tanë. Nëse ka një arsye madhore, për të qenë të përfshirë në këtë proces, kjo arsye është përputhshmëria e plotë e këtyre objektivave të vendosura në procesin e integrimit, me nevojën që vendi ka dhe që fëmijët tanë kanë për nesër. Vendimin do ta marrë KiE, por cilido qoftë ne do vijojmë të bëjmë të njëjtën gjë, të ecim sa më shpejt me sa më shumë rezultate në ndërtimin e Shqipërisë europiane.” tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: