Presidentja e KE, Ursula von der Leyen i ka dhënë garancinë Edi Ramës se Shqipëria do të jetë pjesë e BE.

Ajo thotë se rruga e Shqipërisë ka hapur vështirësi, por vetë ajo personalisht është e vendosur që vendi tonë ti hapen sa më shpejt negociatat.

Për von der Leyen, Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat dhe tani BE i ka një borxh të madh veçanërisht rinisë shqiptare.

 

‘’Më la shumë mbresa vizita këtu, takova fëmijët edhe vajzatqë luanin volejboll, djemtë basketboll, do të doja që fëmijët e mi të kishin një shkollë të tillë. Falenderoj ekipin, shumë faleminderit. Ky është symbol i miqësisë, por dhe bashkëpunimit, it ë ardhmes sonë të të ardhmes.

I kemi parë fëmijët, ajzat, djemtë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE, jemi miq dhe partner. Shqipëria i ka kryer detyrat, e di që ka qenë rrugë e gjatë.

Jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë. I kemi borxh rinisë shqiptare që besojnë tek e ardhmja europiane.

Është rinia jonë. Jo vetëm me shkollat, por dhe me bashkëpunimin tonë për këto përparësi që ne kemi. Së pari rimëkëmbja nga pandemia, dy shtylla kryesore, nga njëra anë vaksinimi dhe rimëkëmbjen nga pandemia dhe fuqizimin e ekonomisë.

Këtu skuadra europë do të qëndrojë krahë jush. Kemi pasur një problem në fillim em fqinjët e Ballkanit Perëndimor, por do e tejkalojmë, skuadra BE ka dhuruar 430 mijë doza në Shqipëri, do të vijojnë. Vaksinat shpëtojnë jetë, shpëtojnë të dashurit e zemrës. ME të do të tejkalojmë pandeminë.

Sa më i shpejtë Procesi i Berlinit, aqë më shpejt dhe integrimi në BE. Shqipëria meriton dhe do të jetë në BE, nuk ak pikë dyshimi. Jap mbështetje të plotë për negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut sa më shpejt. Ju përmendët disa vështirësi, unë jam e vendosur që të kemi tryezën e parë ndërqeveritare. E kemi diskutuar edhe në të shkuarën, po punojmë për këtë. ‘’- tha von der  Leyen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb