Anëtari i grupit negociator ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka deklaruar sot se nuk kishte kuptim të zhvilloheshin negociata paqeje me Moskën. Ai shtoi se kjo do të zgjasë deri kur forcat ruse të shtyhen sa më shumë që të jetë e mundur drejt kufijve.

“Derisa të marrim armët në sasinë e tyre të plotë, derisa të forcojmë pozicionet tona, derisa t’i shtyjmë ato (forcat ruse) sa më shumë që të jetë e mundur në kufijtë e Ukrainës, nuk ka kuptim të zhvillohen negociata”, tha Podolyak kur është pyetur në lidhje me ofertë të bërë nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për të qenë ndërmjetëses i bisedimeve midis Kievit dhe Moskës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Deklaratat e Podolyak vijnë pasi një tjetër anëtar i ekipit negociator të Ukrainës, David Arakhamia, tha se Kievi donte të forconte pozicionet e tij në terren me ndihmën e dërgesave të reja të armëve nga perëndimi përpara se të rifillonte bisedimet e paqes me Rusinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb