Vladimir Medinsky, ndihmësi i presidentit rus tha të martën se njoftimi i planeve për një de-përshkallëzimin nga ushtria ruse rreth Kievit dhe Chernihiv “nuk është një armëpushim”.

Në komentet për kanalin shtetëror rus RT, Medinsky tha se hapi i parë i rënë dakord nga Rusia në bisedimet me Ukrainën “ka të bëjë me një de-përshkallëzimin gradual ushtarak në dy drejtime kryesore – Kiev dhe Chernihiv”, duke shtuar, “ne e kuptojmë se ka njerëz në Kiev që duhet të marrin vendime, kështu që ne nuk duam ta ekspozojmë këtë qytet ndaj rrezikut shtesë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb