Kryebashkiaku Erjon Veliaj, në një intervistë me gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story”, në “News 24”, foli për ndërtimet në Tiranë.

Ai tha se godina që po ndërtohet përbri bashkisë do të punësojë 300 punonjës dhe sipas tij do të jetë një projekt dinjitoz. Veliaj theksoi se hoteli do të qëndrojë si një bizhu për kryeqytetin.

 

“E shoh përditë (Flet për godinën që po ndërtohet përbri bashkisë Tiranë), më mirë se ferrishtja dhe mijtë që ishin aty mbrapa është. Do presim të mbarojë, të shohim fasadën dhe të kuptojmë që do të jetë një hotel i mirë me 5 yje, do të ketë tokën e tyre, por do të punësohen 300 vetë. Ne themi duam turistë, i duam të gjithë në qendër. Bashkia e Tiranës që dikur pronën e falte, sot në këtë investim ¾ do të jetë e Tiranës. Nëse ish-kryetari i bashkisë e falte, unë kam negociuar si një tironc i vërtetë. Qyteti ka marr taksë, ka marrë metra katrorë. Durim, do të jetë një sfond dinjitoz dhe pronë publike e bashkisë. Kam mësuar nga kjo punë të mos acarohem,. Të mos humbasë fokusin Do të jetë një bizhu për Tiranën. Arkitektët e hotelit pas bashkisë janë ata të sheshit Skënderbej, që u kritikuan pafund dhe morën medalje në Barcelonë. Do pres si për sheshin, sepse ai mori çmim”, tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb