“Faleminderit, por jo”. Jurgen Klopp largon veten nga lista e kandidatëve për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë pas Kampionatit Europian kur përfundon aventura e Joachim Loew. Tekniku aktual i Liverpool ishte vendosur nga mediat gjermane mes të zgjedhurve për t’u ulur në pankinën e “Panzerave”, por ky opsion ka rënë shpejt.

Media.media.a6bd1c08 2358 4a5d 96fa F623f1d7debe.original1024
Media.media.a6bd1c08 2358 4a5d 96fa F623f1d7debe.original1024

Vetë Klopp ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të largohet nga kampionët në fuqi të Premier Leagu. “Kam një kontratë me Liverpool dhe do ta respektoj deri në fund. Nuk i ka lënë asnjëherë punët në mes”, i është përgjigjur Klopp interesimit të gazetarëve, duke eliminuar një kanidaturë në listën e trajnerëve të mundshëm për kombëtaren e Gjermanisë. Në këtë mënyrë rriten ndjeshëm kuotat e favoritit tjetër që është tekniku aktual i Bayern Munich, Hansi Flick. Ndërkohë, një tjetër emër që ka nisiur të qarkullojë në mediat gjermane është ai i Ralf Rangnick.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: