“Prioriteti im është Paris Sën Zhërmeni”! Nejmar dëshiron të qëndrojë në Paris dhe këtë deklaratë e jep për “France Football” në një intervistë, e cila do të publikohet ditën e nesërme. Braziliani thekson se është totalisht i përqëndruar te klubi francez, pavarësisht se kanë kaluar katër muaj nga dështimi i rikthimit të tij në Barcelonë.

“Përse duhet të largohem? Kam edne dy vite kontratë, skuadra po vijon të rritet. Duhet të qëndrojmë të përqëndruar te ky sezon për t’i bërë gjërat siç duhet dhe të fitojmë sa më shumë trofe”, ka thënë “O’Ney”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: