Kompanitë e njohura farmaceutike “Nektar Therapeutics” dhe “Bristol Myers Squibb” kanë ndërprerë punën kërkimore për trajtimin e kancerit, pasi studimet treguan se ai nuk ishte mjaftueshëm efektiv.

Dy kompanitë thanë se bazuar në analizat e dy studimeve klinike në fazat e vona të “Bempegaldesleukin” në kombinim me “Opdivo” në karcinomën e qelizave renale dhe kancerin e fshikëzës urinare, ata kishin vendosur t’i jepnin fund programit global të zhvillimit klinik.

“Bempegaldesleukin” është një medikament eksperimental kundër kancerit, ndërsa “Opdivo” është një ilaç që mund të merret me recetë për të trajtuar kancerin e mukozës së traktit urinar.

Në studimin e fazës 3 “PIVOT-09”, një analizë te pacientët me karcinomë të avancuar ose metastatike të qelizave renale (RCC) të patrajtuar më parë, tregoi se Bempegaldesleukin në kombinim me Opdivo nuk shfaqi rëndësi statistikore.

“Një analizë e përkohshme e mbijetesës së përgjithshme gjithashtu nuk përmbushi kufirin e paracaktuar për rëndësinë statistikore”, thanë kompanitë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb