Inter-Juve, dy rivalë të përbetuar, si rrallë herë po përjetojnë një situatë shumë të ngjashme, për fat të keq negative. Të projektuar si favoritë, dy ekipet e shohin veten të zhytur në krizë të thellë, në mungesë të theksuar rezultatesh. Në një situatë të tillë, përgjegjësia në radhë të parë bie mbi dy trajnerët, Inzaghi-Allegri.

La Gazzetta
La Gazzetta

Tekniku i “Zonjës së Vjetër” kapet fort pas mungesa të shumta, ky është fakt, por në çdo rast një humbje përballë Monza-s është e vështirë për tu justifikuar. Juve duket shumë e ndarë, për të mos thënë e përçarë, lojtarët e afruar gjatë verës nuk janë përshtatur aspak me pjesën tjetër të ekipit, Di Maria, Kostic e Paredes, janë larg emrit dhe pritshmërisë, në sfidën e fundit Di Maria u ndëshkua edhe më të kuqe, ndërsa Pogba, afrimi më i bujshëm, mbetet në bokse. Më shumë se humbja përballë Monza-s, mbi Allegrin rëndojnë shumë dy humbjet në Champions, Juve nuk e ka luksin të qëndrojë jashtë Champions League që në fazën e grupeve. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Inter.

Allegri.inzaghi.inter.juve.2021.22.1400x840
Allegri.inzaghi.inter.juve.2021.22.1400×840

Inzaghi ka në dispozicion të njëjtin ekip si një vit më parë, nuk është më Perisic, por rikthyen Lukakun. Nuk është më as çështje fizike, Udinese e dominoi nga fillimi në fund. Inzaghi ka humbur grupin, përgjegjësia është shumë e madhe mbi trajnerin, zëvendësimet e tij që në pjesën e parë kanë ngritur shumë dyshime. Sigurisht edhe klubi ka pjesën e vet të përgjegjësisë, nuk afruan Dybala, pikërisht në këtë pikë Inter po vuan më shumë, nuk kanë fantazi për të shkuar deri te porta, i mungon pasi final. Pauza që sjellin përfaqësueset vjen si bekim për dy trajnerët, të cilët e kanë të vështirë të kthejnë kokën pas për të parë se ku ndodhen, Inter në vendin e 7-të me 12 pikë, Juve një kat më poshtë me 10 pikë në 7 javë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb