Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë në dorëzim dosjen për ish-kryebashkiaken e Përrenjasit, Miranda Rira.

Dosja e Rirës ka kaluar në SPAK, pasi Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën. Ish-kryebashkiakja Miranda Rira akuzohet për shpërdorim detyre. Ajo akuzohet se ka abuzuar me një tender për fushën e sportit.

Ish-kryebashkiakja u padit nga kryetari aktual i bashkisë, Nur Belba, në vitin 2019. Miranda Rira ka drejtuar Bashkinë e Përrenjasit gjatë viteve 2015-2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb