Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj 7 ish-gjyqtarëve të njohur në sistemin e drejtësisë shqiptare, të shkarkuar nga Vettingu.

Bëhet fjalë për Xhezair Zaganjorin, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Meraj dhe Aleksandër Muskaj, pasi sipas SPAK, nuk ka vepër penale në ngarkim të tyre.

Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga Vettingu, u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.

SPAK këtë të premte paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim të çështjes ndaj tyre, ndërsa vendimi do të shpallet më 7 korrik ora 14:00,

Gjyqtarët nën akuzë

Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: