Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka kaluar për gjykim dosjen e anëtarit të Komisionit të Pavarur të Apelit, Ardian Hajdari.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton për “BalkanWeb” se Hajdari do të gjykohet vetëm për fshehje dhe mosdeklarim të ardhurash, ndërsa është pushuar akuza për ” falsifikim dokumenesh”.

Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit që pezullohet dhe përballet me drejtësinë, pas Luan Dacit, i cili dhe u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut.

Më 24 qershor 2020, Daci dhe Hajdari u kallëzuan penalisht në Prokurorinë e Posaçme, SPAK me pretendimin se kishin gënjyer në aplikimet e tyre për t’u zgjedhur anëtarë të KPA-së përmes “falsifikimit të dokumenteve”. Hajdari u akuzua për deklaratën se kishte një eksperiencë 17 vjeçare si avokat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb