Ministrja austriake e punës, familjes dhe rinisë Christine Aschbacher ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se një pjesë e punëve të saj të universitetit ishin plagjiaturë.

Ajo hodhi poshtë të gjitha akuzat, por duhet të merrte vendimin e largimit për të mbrojtur familjen e saj.

Aschbacher, një anëtare e Partisë Popullore Austriake konservatore që udhëheq qeverinë e koalicionit, thuhet se kopjoi të paktën një të pestën e disertacionit të saj të doktoratës nga burime të tjera, si dhe pjesë të disertacionit të saj, sipas akademikut Stefan Weber, i cili është specialist në zbulimin e plagjiaturës.

Kancelari Sebastian Kurz falënderoi Aschbacher për punën e saj dhe se pranonte vendimin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb