Ka kaluar sot për gjykim dosja në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala. Së bashku me ish-kryebashkiakun Tushe, do të gjykohen edhe të pandehurit e tjerë.

Ata dyshohet se abuzuan me një tender me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb