Teksa çështja e Laert Haxhiut dhe bandës së tij, që akuzohen për një seri krimesh, do të merret në shqyrtim nga SPAK-u, duket se rruga për kthimin e tij drejt vendit tonë dhe përballjen me drejtësinë shqiptare do të jetë e gjatë.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 dha arsyet se pse prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencë dhe ia kaloi SPAK-ut në ngarkim, drejtësia në vendin tonë do të duhet të kalojë në disa hallka, deri sa t’i jepet drita jeshile ekstradimit të Haxhiut.

Duke iu referuar ligjit, kur një person është duke u hetuar në një shtet tjetër, për krime, do të duhet të së pari të mbyllë hesapet me drejtësinë greke. Aktualisht drejtësia greke ka nisur hetimet për dy vrasje që rëndojnë ndaj Haxhiut dhe nëse provohet që ai ka gisht, rrezikon burg të përjetshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: