Pas akuzave për shpërdorim detyre gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Leskovikut, Fatmir Guda ka reaguar menjëherë duke e cilësuar si hakmarrje të pastër politike procedimin penal ndaj tij.
Guda: “Njoftimi mediatik për proçedim penal ndaj meje erdhi menjëhere pas fushatës se ashpër elektorale për zgjedhjet e parakohshme vendore të bashkisë Kolonjë. E gjitha është një hakmarrje e pastër politike, e cila vjen pas presionit të bërë gjatë kësaj fushate nga strukturat e policisë kriminale të drejtorisë së Policisë Korçë, elementë të së cilës duke më kërkuar të rrija rrehat më kanë komunikuar se në lidhje me personin tim ka disa çështje për t’u sqaruar. Gjithashtu pjesë e këtij presioni ka qënë edhe konfrontimi fizik ndaj meje mesnatën para datës së zgjedhjeve, ku jam kërcënuar me jetë nga persona të paidentifikuar me fytyre te mbuluar dhe me pistoletë, ngjarje për të cilën kam bërë dhe denoncimin përkatës”.
Guda gjithashtu në reagimin e tij thotë se pret nga drejtësia që të zbardhë çështjen, që sipas të cili është një proces i montuar politikisht.
Guda: Momenti pas nje viti nga lënia e detyrës dhe menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme vendore për bashkinë Kolonjë, që është bërë ky proçedim penal më japin gjith arsyet se kjo është një hakmarrje dhe shantazh politik. Duke lënë veten time në dispozicion të drejtësisë për zbardhjen e këtij proçesi të montuar politikisht, garantoj gjith qytetarët e Leskovikut se asnje rast nuk i kam tradhëtuar, por më i vendosur se kurrë do jem me ta kundër kësaj qeverie armike për vdekje të votës së lirë dhe kundërshtarëve të saj politikë.

Policia e Korçës më herët ditën e sotme nisi procedimin penal për Fatmir Gudës, pasi u akuzohet për shitjen e tokave të bashkisë në kohën kur mbante postin e kryetarit.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb