Një 27-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë. Burime zyrtare nga policia e Lushnjës bënë me dije se shtetasi me inicialet F. D., banues në Dushk, akuzohet se nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur një 25-vjeçares me inicialet A.B., çantën me sende personale brenda.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Dushk. Menjëherë pas denoncimit, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb