Për herë të parë në rrugët dhe sheshet e qyteteve nuk është festuar Viti e Ri. Të gjithë të detyruar ta kalojnë në shtëpi, për shkak të pandemisë. Qielli i kryeqytetit është mbuluar nga dritat e fishekzjarrëve, sapo akrepat kanë shënuan ndërrimin e viteve.

Pandemia Covid-19 që ka prekur të gjithë botën detyroi edhe qytetarët shqiptarë që natën e ndërrimit të viteve ta festojnë në shtëpitë e tyre. Sheshi “Skënderbej” që çdo vit ka mirëpritur qytetarët për të festuar mes muzikës dhe haresë këtë vit ka qenë bosh.

Lokalet e mbyllura, ndërkohë që rrugët e kryeqytetit nuk kanë gjallërinë e zakonshme në këtë ndërrim vitesh pasi vendosja e orës policore ka bërë që festimet këtë vit të jenë vetëm brenda familjes. Si çdo vit tjetër edhe këtë ndërrim vitesh patrullimi i forcave të policisë nuk ka munguar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.

Ndryshe nga vitet e tjera kur ka uruar nga sheshi “Skënderbej” ndërrimin e viteve, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke e cilësuar 2021 një vit të ringritjes uroi nga zyra për mbarësi dhe lumturi.

“Pasi kaluam një vit sprovash te forta jam i sigurt se 2021 do vij shumë më i mbarë të gjithë do të jemi më të fortë. Ky do të jetë viti ynë i ringritjes ikën shumë gjyshër dhe gjyshe. Ata ikën por na lanë kujtimet dhe amanetin që këtë vit ta çojmë përpara sepse ja vlen këtë jetë ta çojmë përpara”, tha Veliaj.
Më shumë se çdo vit ky ndërrim vitesh ishte një festë familjare larg gjallërisë së zakonshme por me më shumë shpresa për një vit të ri të mbarë dhe të begatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb