I mirëseardhur Viti i Ri 2021 troket edhe në Shqipëri, që ashtu si e gjithë bota e ka pritur me padurim hyrjen e tij, si një lamtumirë për gjithë të këqijat që solli pandemia e COVID-19.

Ndryshe nga vitet e tjera, spektakli i fishekzjarreve ka sjellë shkëlqim në çdo lagje të kryeqytetit. Për shkak të pandemisë dhe mungesës së qytetarëve në sheshin kryesor të kryeqytetit, këtë vit spektakli i fishekzjarreve ishte menduar ndryshe. Përveç sheshit “Skënderbej”, çdo lagje ka pasur arenën e saj festive.

Shqiptarët kremtojnë me padurim ndërrimin e viteve, ndërsa akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2020 duke startuar shpresën për një vit më të mirë, më të qetë dhe me zhvillim për gjithë qytetarët.

Agjencia e lajmeve “BalkanWeb” i bashkohet urimit në çdo tavolinë festive dhe iu uron gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e Ri, 2021!”

Tirana e priti ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00 me fishekzjarret shumëngjyrëshe që shkëlqyen në qiellin e kësaj mbrëmjeje.

“LINDJA E VITIT TË RI”, RITET DHE BESIMI
Viti i Ri prezanton ripërtëritjen e jetës, ndërsa zakonet e traditës për kremtimin e saj, edhe pse me shekuj kanë pësuar modifikime, ato, sot e kësaj dite i kanë ruajtur specifikat e tyre esenciale.
Viti i ri është festë: e gjendjes së mirë, e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme, e zbukurimit dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

Kremtimi i Vitit të Ri është njëra ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marr parasysh racën, fenë, kombin, dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Disa hulumtues mendojnë se, kremtimin e festës së Vitit të Ri, fillimisht e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë e ka zanafillën e vetë e ka nga romakët e vjetër dhe gjermanët.

Natën e ndërrimit të viteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, shumë popuj të ndryshëm të botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe besëtytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqij, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme…etj. Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite.

Tradita kubane për natën e ndërrimit të viteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues;
Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën e festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri, të sigurohet sa më shumë llojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje.

Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar konsiderohen si fëmijët më fatlum në botë.

Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen;

Njeriu i parë i cili do t’ju hyjë në shtëpi pas mesnate, besohet se, ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: