Policia në Podujevë ka arrestuar një grua e cila ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Podujevë, njofton policia në raportin 24 orësh. Sipas policisë, gruaja kishte qenë nën ndikim të alkoolit kur kishte sulmuar bashkëshortin.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj)”, njofton policia.

Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: