Pas disa ditësh tymnaje në lidhje me rrjedhjen e informacioneve sekrete të Pentagonit, ditën e sotme është kryer arrestimi i një 21-vjeccari nga Massachusetts, i cili ishte pjesë e Gardës Ajrore të SHBA.

BBC ka nxjerrë pamjet nga arrestimi i të riut, ku duket i veshur me pantallona të shkurtra të kuqe dhe një T-shirt, i rrethuar nga ushtarë me uniformë dhe një automjet i blinduar i ushtrisë.

2
2
1
1
Capture
Capture

New York Times raportoi se 29-vjeçari punonte në divizionin e inteligjencës së Gardës Kombëtare, ndërsa zbulohet se ai ishte në një grup privat në internet të quajtur “Thug Shaker Central” ku kryesisht të rinj dhe adoleshentë bashkoheshin për të diskutuar mbi “armët dhe videolojërat” ndër të tjera.

Informacionet e zbuluara përfshijnë të dhëna mbi dobësitë e mundshme në mbrojtjen e Ukrainës, si dhe numrin e forcave speciale të Mbretërisë së Bashkuar që dyshohet se janë aktive në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb