Të gjithë e njohim Verën, nënën e këngëtares Rita Ora. Ajo është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale teksa poston herë pas here foto e video, ku nuk ngurron që të reklamojë edhe kulturën e traditat shqiptare.

Krah angazhimeve të shumta profesionale dhe personale, nëna e këngëtares së famshme ka treguar se është shumë e lidhur me vendin e saj Kosovën.

Së fundmi, Vera Ora ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një video me çifteli, teksa ka dhënë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm që lidhet me shëndetin mendor.

Nën tingujt e çiftelisë, nVera është kujdesur që gjithë mesazhi të jetë në shqip dhe thekson që shëndetin mendor mos të anashkalohet.

“Shokë dhe shoqe kudo që jeni, ejani së bashku të përparojmë, shëndetin mendor mos e anashkaloni, është e vetmja mënyrë që të përparojmë”, kanë qenë fjalët e Orës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb