Justine Johnson, 22-vjeçe nga Michigan, ka mbytur vajzën 3-vjeçe Saton dy ditë pas ditëlindjes së saj.

Atë e masakroi me thikë e kufomën e futi në një qese të zezë të najlonit, që zakonisht përdoret për mbeturina.

Në gjykatë ajo tha se filmi i animuar SpongeBob përmes televizorit i kishte thënë që ta vret fëmijën, përndryshe do ta vriste ai atë.

Hetuesit e shërbimit social për fëmijët e rrezikuar, kanë thënë para gjykatësit që Justine nuk i kujtohet se çfarë ka barë pasi ka pasur halucinacione.

“Ka thënë se ka parë SpongeBobin në televizor dhe ka filluar t’i thotë se duhet ta vrasë fëmijën. Ose do e vrasë ajo të bijën, përndryshe SpongeBobe do ta vrasë atë. Ajo më herët ka qenë e varur nga heroina, e pas vrasjes ka thënë se nuk kishte fjetur prej dy javësh dhe se për këtë ka pasur halucinacione”, tha hetuesi Rayan Eberlin.

Vëllai i saj i vogël, emri i të cilit nuk është zbuluar pasi është akoma i mitur, ka gjetur trupin e mbesës së saj në qese najloni.

“E pyeta se ku gjendej Saton, ajo më tha që të shikoj punët e mia, por ishte një lloj komunikimi i zakonshëm i saj. Më pas pashë qesen dhe thikën që ishin skuqur. Preka gishtin e këmbës që ishte ngrirë”, shtoi ai.

Fëmija ishte therur në kokë, gjoks dhe bark, e plagët ishin të tmerrshme sipas ekspertëve të forenzikës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: