Policia e Durrësit, ka shpallur në kërkim 44-vjeçarin I.F., për veprën penale ngacmim seksual.

Bëhet me dije se materialet janë referuar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe u shpall në kërkim shtetasi I. F., 44 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu nga uniformat blu është bërë me dije se shtetësja Xh.X ka kallëzuar në policie zhdukjen e vajzës së saj të mitur, e cila është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

“Më datë 12.05.2022, shtetasja Xh. X., banuese në Durrës, ka kallëzuar se vajza e saj e mitur, shtetasja A. X., është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb