Pas ngjarjes që tronditi mbrëmë mbarë opinionin publik, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesë, ndërsa vajza tjetër e shtëpisë përfundoi në gjendje të rëndë në banesë, vjen një reagim nga Organizata e Dëshmitarëve të Jehovait, që thuhet se praktikonin viktimat.

Përmes një deklarate drejtuar mediave, ‘Dëshmitarët e Jehovait’ kanë hedhur poshtë pretendimet se viktimat, Zhaneta dhe dy vajzat e saj, Anisa dhe Blerta Josifi (Kjo e fundit ndodhet në spital) ishin pjesë e këtij sekti fetar.

“Jemi shumë të tronditur nga lajmi i bërë publik dje në mediat shqiptare për humbjet e jetës në familjen Josifi. Lajmi në hidhëron dhe u shprehim ngushëllimet tona familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërm. Në të njëjtën kohë është tejet shqetësues informacioni i përhapur se pjesëtarët e kësaj familje i përkitnin Organizatës Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri. Po informojmë mediat dhe publikun e gjerë që po ndjek zhvillimin e këtyre ngjarjeve se pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të Organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me dëshmitarët e Jehovait. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. Vetëvrasja me pretendim për të shkuar në një jetë më të mirë, nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait”, thuhet në deklaratë.

09e839bd B3d0 4239 93e0 B70c5956b242
09e839bd B3d0 4239 93e0 B70c5956b242
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb