Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në një fshat të Gramshit. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:00 në fshatin Kukur. Mësohet se një grua, nënë e 4 fëmijëve, është gjetur nga familjarët e vetëvarur në kasollen e bagëtive.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Fatme Senko, 36 vjeçe, ndërsa mendohet se kushtet e vështira ekonomike kanë detyruar gruan që të kryejë aktin e rëndë.

Bashkëshorti i të ndjerës, teksa përballet me dhimbjen për humbjen e gruas së tij, dhe nënës së fëmijëve, apeloi për ndihmë. Ai kërkoi që dikush të vinte dorën në zemër dhe të mundësonte shpenzimet e varrimit, pasi ai nuk kishte mundësi financiare.

Pas apelit të lajmit në ‘BW’, ka reaguar kreu i bashkisë Gramsh, Klodian Taçe, i cili doli garant që shpenzimet e funeralit të mbulohen nga bashkia. Ai bëri me dije se do t’i propozoj këshillit bashkiak që për katër fëmijët të bëhet e mundur nxjerrja e një ndihmë sociale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb