TIRANË- “I shkatërruan karrierën djalit tim. Të paktën gjykata e la të lirë, pasi e kuptuan se djali im ishte i pafajshëm për çdo gjë”. Kështu shprehet Havaja, nëna e ish-shefit të zyrës së INTERPOL Tirana, Artan Bajraktari, i cili u vu në pranga disa ditë më parë për çështjen “Frroku”. “Gazeta Shqiptare” ka trokitur ditën e djeshme në banesën e ish-kreut të kësaj njësie dhe ka biseduar me nënën e tij, e cila ka mohuar çdo akuzë për të cilat akuzohej djali i saj. “Nëse djali im do kishte faj, atë do e kishte dënuar gjykata. Artani ia ka kushtuar gjithë jetën e tij punës dhe pa e menduar shumë gjatë e nxorën në rrugë”, shprehet nënë Havaja. Ajo falenderon të gjithë njerëzit që e kanë përkrahur familjen e tyre për gjithë këto ditë dhe pohon se në fund doli në dritë e vërteta. “Djali më ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me ato që u akuzua. Unë dua të falenderoj të gjithë ata që na mbështetën këto ditë”, pohon nëna e Artan Bajraktarit. (au.ko)

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: