Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 është trajtuar sot një histori sa njerëzore aq edhe e trishtë. Një grua 55-vjeçare sot përballet me një vështirësi të jashtëzakonshme.

Irena Cara përkujdeset prej vitesh për vajzën e bashkjetuesit të saj i cili ka ndërruar jetë. 55-vjeçaria dikur ka patur një martesë nga cila ka tre fëmijë, martesë e cila shkoi drejt divorcit.

Në moshën 35 vjeçare gruaja filloi të bashkëjetonte me një burrë i cili gjithashtu ishte divorcuar nga gruaja e tij dhe kishte marrë në kujdestari vajzën e tij, e cila vuan nga prapambetja e thellë mendore.

55-vjeçarja e ka gjetur vajzën 7 vjeç dhe është përkujdesur për të sikur të ishte vajza e saj. Por fati solli që bashkëjetuesi, pra babai i vajzës të ndërronte jetë. Aktualisht 55-vjeçaria do të shkojë në Francë tek fëmijët e saj që i ka nga martesa e parë, por në anën tjetër ajo nuk do ta lërë vajzën e ish-bashkëjetuesit në mes të katër rrugëve.

Askush nga familjarët e të ndjerit nuk i është përgjigjur, e ëma biogjike e vajzës e ka braktisur atë 2 muajshe. Ndaj 55-vjeçarja nuk po gjen zgjidhje as në institucionet e vendit.

Ajo zgjodhi studion e emisiont “Me Zemër të Hapur” për të bërë një apel për ndihmë.

“Martesa ime e parë ishte shumë e vështirë, jetova 15 vjet me babain e fëmijëve të mi, por më pas u divorcova. Pastaj nisa një bashkëjetesë me babain e Marinelës, i vetmi gabim që bëmë është që nuk bëmë celebrim dhe tani që ai ka vdekur, nuk mund ta marr me vete Marinelën. Unë tani dua të shkoj tek fëmijët e mi, nga ana tjetër nuk dua ta lë Marinelën në mëshirë të fatit”,- thotë ajo me lot në sy.

Ajo thotë se s’mund t’i kthejë shpinën Marinelës, ndërkohë që akuzon nënën e saj biologjike se e ka braktisur përfundimisht.

“Kur ika në Francë herën e parë për 4 muaj se doja të më dilin letrat Marinelën e lashë për 4 muaj tek motrat e Nënë Terezës. E kam marrë ne telefon nënën e saj biologjike ajo më ka kthyer shpinën”,- tha gruaja më tej duke kërkuar ndihmë tek institucionet.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb