Me një postim lakonik në rrjetet sociale, Cher njoftoi vdekjen e nënës së saj, Georgia Holt, në moshën 96- vjeçare. “ Mami iku ”, ka shkruar këngëtarja 76-vjeçare, duke e shoqëruar tekstin me një emoji të trishtë.

Lajmi erdhi tre muaj pasi u njoftua se Holt ishte shtruar në spital me pneumoni, por që atëherë kishte dalë nga spitali pasi gjendja e saj dukej se po përmirësohej.

Pas shpërthimit të pandemisë, në vitin 2020, Cher kishte folur për shëndetin e nënës së saj, duke thënë se “Ajo është motra ime, nëna ime dhe ndihma ime.’ Në fund të fundit, performuesja kishte shtuar se nëna e saj vuante nga astma.

Nëna e Cher ka lindur në 1926 në Arkansas. Nëna e Georgia Holt ishte vetëm 13 vjeçe, ndërsa babai 21 kur ajo lindi.

Duke u rritur, ajo u zhvendos në Los Angeles, ku ndoqi aktrimin , duke marrë role të ndryshme në televizion dhe film, si në serialin ikonik ” I Love Lucy “.

Në vitin 2013, u publikua një dokumentar për jetën e saj, i titulluar ” E dashur mami, dashuroje Cher “. Cher kishte thënë për të: “ Ajo kurrë nuk më dha këshilla mua dhe motrës sime, sepse, sinqerisht, ajo nuk dinte si ta bënte atë. Në vend të kësaj, ne mësuam për jetën duke e dëgjuar të fliste për gjërat që ajo kishte bërë gabim dhe gjërat që bëri mirë.’

Që nga fëmijëria e saj, Cher kujton nënën dhe miqtë e saj që ishin “të mrekullueshëm”, ndërsa Holt vishej ” çuditërisht “.

Megjithatë, duke qenë kokëfortë, muzikantja 76-vjeçare kishte shpesh ‘përplasje’ ideshë me nënën e saj. “ Në moshën 11-vjeçare ika nga shtëpia isha shumë aventuriere – por kurrë nuk e kam shpërfillur atë. Ajo nuk do ta toleronte këtë fakt.’

Holt u martua dhe u divorcua gjashtë herë, por siç thotë vajza e saj, ” nëse do të ishte rritur në një epokë tjetër, ndoshta do të ishte martuar vetëm një herë”.

“Ajo e kishte problem faktin e divorcit tim me Sonny [Bono], ish bashkëshortin tim, por nuk iu desh shumë kohë për ta kapërcyer atë,” kujtonte Cher. “ Në fillim ajo dëgjoi dhe më pas gjykoi, kështu që gjithmonë i flisja për romancat e mia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: