Nëna e tre vëllezërve të lidhur me sulmet e Parisit jep një intervistë të jashtëzakonshme në të cilën ajo thotë se djali i saj sulmues vetëvrasës nuk kishte ndërmend të vriste askënd.

Nëna e kamikazit Ibrahim Abdeslam – dy vëllezërit e të cilit janë gjithashtu të dyshuar – ka thënë se djali i saj “nuk synonte të vriste askënd”, dhe beson se ai e hodhi veten në erë për shkak të “stresit”.

Ibrahim Abdeslam, 31, shpërtheu jelekun e tij vetëvrasës jashtë kafenesë Comptoir Voltaire natën e së premtes, por nuk vrau askënd tjetër përveç vetes.

Vëllai i tij Mohamed u arrestua në Bruksel të shtunën dhe sot në mëngjes vëllai i tretë, Salah, i cili ishte kthyer në njeriun më të kërkuar në Europë, u raportua të ishte kapur në një operacion të madh të policisë në Belgjikë.

Familja e Abdeslam thanë se ata ishin të “habitur” që Ibrahimi hodhi veten në erë, edhe pse ai kishte kaluar kohë në Siri.

Në një intervistë për një gazetar, përmes nipit të saj – kushëririt të sulmuesit ‘- jashtë shtëpisë së familjes në Molenbeek, Bruksel, nëna e Abdeslam tha për faqen e internetit belg Het Laatste Nieuës, se ajo ishte e sigurt se ai nuk e kishte planifikuar të vriste askënd.

Një tjetër anëtar i familjes tha se ai nuk do të donte të bëhej kamikaz. “Ndoshta eksplozivi shpërtheu para kohe aksidentalisht. Ndoshta ishte stres. Ne e kishim takuar atë dy ditë para sulmeve. Nuk kishte asnjë shenjë se ata kishin plane të bënin ndonjë gjë të dhunshme. Fakti që brezi i tij bombë shpërtheu pa vrarë dikë tjetër, thotë shumë”.

Familja pranoi se ai kishte kaluar një kohë të gjatë në Siri. “Në fakt u habitëm që Shelahu ishte i përfshirë. Ibrahimi ishte ndryshe. Ne e pamë që pas kthimit nga Siria ai ishte radikalizuar, të paktën pjesërisht. Por jo aq shumë sa të mendonim ndonjëherë se do të kryente një krim të tillë”.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb