Gentjani është njëri prej djemve të familjes Haxhi nga Vora.

Ai ka ardhur nga Greqia, vend ku punon dhe jeton prej vitesh për shkak të një ngjarje shumë të rëndë që ka ndodhur në familje të dielën e shkuar në datën 28 prill.

Nëna e tij, Besnike Haxhi është larguar gjatë orëve të natës nga banesa, por edhe pse kanë kaluar më shumë se 7 ditë ende nuk ka asnjë informacion për të.

Prej shumë vitesh ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe në shtëpi përveç saj vuan po njësoj edhe njëra prej vajzave dhe kunati. Djali që jeton me ta pasi nuk e ka gjetur në dhomë si zakonisht ka lajmëruar familjarët e më pas kanë kontrolluar në gjithë fshatin e zonat përreth.

Përveç kërkimeve të tyre kanë bërë dhe denoncimin në policinë e zonës, por ende nuk kanë gjetur asnjë shenjë të saj.

Gentjani thotë se është i shqetësuar për fatin e nënës dhe të gjithë familjes së tij. Ai kërkoi ndihmë publikisht dhe gjatë emisionit me ‘Zemër të Hapur” në News 24 erdhën informacione të shumta në lidhje me vendndodhjen e saj, por pritet që policia të bëjë verifikimet e duhura.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: