Politikani shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, ka kërkuar falje për deklaratën e tij, që ngjalli reagime të forta, lidhur me prindërit e Skënderbeut, ku theksonte se nëna e këtij të fundit ishte serbe.

Ndërkohë, në një intervistë në gjuhën shqipe, Abazoviç ka kërkuar falje, duke thënë se ajo deklaratë ishte një lapsus.

“Unë kam gabuar që kam thënë se prindërit e Skënderbeut janë serbë, ishte një lapsus dhe kërkoj falje publike dhe jam krenar që jam shqiptar”, ka deklaruar Abazoviç.

Më tej, ai është shprehur se është imponuar nga gazetari për të bërë një deklaratë të tillë.

“Ajo deklaratë nuk ka pasur qëllim të keq dhe unë absolutisht pranoj gabimin. Kam kërkuar falje lidhur me atë. Në të dytën pjesë të emisionit, kam folur për pavarësinë e Kosovës. Kam folur për Hashim Thaçin. Kur kam folur lidhur me çështjen e Skënderbeut, kam thënë që figura e tij është paqësore dhe burrni. E kam bërë gabimin dhe kam kërkuar falje. Kush ka dashur ta kuptojë që është bërë një lapsus e ka kuptuar. Unë nuk kam thënë që nëna e tij ka qenë serbe, por sllave dhe ortodokse. Më ka imponuar gazetari”, ka shtuar ai më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb