Papa Françesku kritikoi emërtimin e bombës më të madhe jo nukleare të ushtrisë amerikane “nëna e të gjitha bombave”, duke thënë se fjala “nënë” nuk duhet të vihet në lidhje me armën vdekjeprurëse.

“Më ka ardhur turp kur kam dëgjuar emërtimin ‘Nëna’ për një bombë që vret njerëz”, tha Papa gjatë një pritjeje për studentë, bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Nëna jep jetë, ndërsa bomba të vret. Çfarë është ky emër?”, ka thënë Papa, i cili pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump më 24 maj në Vatikan.

Forcat ajrore amerikane kanë hedhur një bombë të tillë mbi pozicionet e Shtetit Islamik në lindje të Afganistanit, muajin e kaluar duke vrarë një numër të konsiderueshëm xhihadistësh.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: