TIRANË

“Mu tha goja për një pikë uji, të lutem më ndihmo”, janë fjalët e fundit që nëna i tha të birit nga brenda spitalit Covid-3, pak para se tw mbyllte sytë e të largohej përfundimisht nga kjo bote.

Fjalët therëse për këdo që i dëgjon i kanë hapur një plagë në zemër djalit të 70-vjeçares nga Durrësi që sot ngre gishtin e fajit drejt infermierëve përgjegjës, ndërsa falënderon mjekun kurues për gjithë sa mundi të bënte gjatë 9 ditëve të ferrit.

Altin Sejdiu dëshmon kalvarin e gjatë të sorrollatjeve që nisën në dyert e Urgjencës së Spitalit të Durrësit dhe tre ditë më pas gjatë transportimit me autoambulancë drejt Tiranës.

9 ditë lutje, shprese dhe shumë lot, duke i gdhirë netët para spitalit Covid-3 nuk shërbyen për asgjë, pasi në fund as rrobat që i sillte nënës çdo ditë nuk mbërritën kurrë tek ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb