Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka uruar Kosovën me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një postimi në “Instastory”, modelja theksoi se familja e saj ka ndihmuar refugjatët kosovarë, për t’u larguar nga Kosova, kur kjo e fundit ishte në luftë me Serbinë.

Çunmulaj ka postuar një set me foto të ndryshme nga lufta dhe shprehet se këto imazhe i shikonte çdo ditë në televizor.

“Këto imazhe janë ato çfarë mbaj mend nga fëmijëria ime. Më kujtohet që shikonim këtë gjë në televizor çdo ditë. Gjithashtu më kujtohet nëna ime që ushqente dhe vishte refugjatët kosovar në shtëpinë tonë dhe babai im me pjesëtarë të tjerë të fshatit dhe familjes përpiqej t’i çonte ata në vend të sigurt. Të festosh të drejtën për të ekzistuar duhet të konsiderohet thjesht normale. Kjo është arsyeja pse festoj sot për gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë”, shkruan Emina.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb